-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama “kërcënon” Putinin: Tërhiqe lajmin për mercenarët

Kryesoret

Ministria e Jashtme shqiptare mbrëmjen e sotme ka thirrur me urgjencë ambasadorin rus në Tiranë, Mikhail Afanasiev duke i kërkuar që të përgënjeshtrojë lajmin e shefit të tij, Sergei Lavrov që deklaroi se ka informacione se “mercenarë” nga Kosova dhe Shqipëria po rekrutohen për t’u vendosur në Donbass në zonën e konfliktit me Ukrainën.

Tirana zyrtare së pari hedh poshtë pretendimet dhe së dyti kërkon përgënjeshtrimin e lajmit.

MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë.

Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit” thuhet në njoftimin e ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Pasditen e sotme Presidenti Ilir Meta u shpreh në “Kontrast” se ministrin e Jashtëm rus e kanë keqinformuar. “E para Shqipëria nuk dërgon asnjë mercenar askund në botë.

Së dyti nuk nxisim konflikte, por mendoj se mund të jetë e ndikuar nga dezinformacionet e mediave dhe në rastin më të keq një shpikje sikur vendet tona përbëjnë një rrezik apo kanë tendencë ndaj Rusisë, që nuk është e vërtetë.

Ne jemi në përkrahje të Ukrainës. Duam zgjidhje të shpejtë të situatës përmes diplomacisë. Do të dënonim cdo agresion kundër këtij vendi mik dhe Rusia të vetëpërmbahet” tha ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit