Për të dëshmuar këtë të premte në mbledhjen e Komisionit Hetimor për inceneratorët u paraqit Viola Haxhiademi, Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në fjalën e saj, ajo tha se inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit janë ndërtuar me PPP, ndryshe nga i i Tiranës që është koncesion.
Menjëherë ndërhyri Helidon Bushati, anëtar i komisionit, i cili u shpreh se kjo nuk ishte thënë asnjëherë më parë në komision që buxheti i shtetit ka paguar për të ndërtuar inceneratorët.
Helidon Bushati: Ju thatë diçka që nuk është thënë asnjëherë më parë në këtë komision. Ju thatë se në Tiranë është koncesion, ndërsa inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit janë PPP. Kjo nuk është e vërtetë. Pse e thatë këtë gjë?
Viola Haxhiademi: E thashë këtë gjë pasi nëse për Firin dhe Tiranën kontratat janë lidhur për të mbuluar shpenzimet e ndërtimin dhe investimit nga buxheti i shtetit, për Tiranën buxheti i shtetit nuk paguan për ndërtimin.
Bushati: Ju thatë diçka të vërtetë që nuk është thënë asnjëherë më përpara. Buxheti i shtetit ka mbuluar ndërtimin e inceneratorit. Ndërtimi është bërë me paratë e shtetit dhe jo të privatit.
Viola Haxhiademi: Saktësoj për Fierin dhe Elbasanin.
Bushati: Kjo është qartësisht e dukshme që po thoni diçka që nuk është thënë asnjëherë më përpara këtu.
/5Pyetjet.al