Me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës, konkurrenti Donald Veshaj kërkoi në shtëpinë e “Big Brother VIP” telajo dhe bojë për të pikturuar portretin e të famshmit Adem Jashari.
Piktura u duartrokit fort nga vetë banorët dhe po ashtu edhe publiku. Mirëpo, si çdo gjë tjetër në këtë edicion, edhe puna e Donaldit u vu sërish kësaj here në dyshim.
Megjithëse ai ka treguar që është një piktor i talentuar dhe është marrë me këtë punë gjatë gjithë jetës së tij, sërish një pjesëe publikut dyshon se puna përfundimtare nuk është e Donaldit.
Në rrjet po qarkullojnë “teori konspirative” se Donaldi e përfundoi punën e tij por jo siç duhet, ndaj produksioni ia ndërroi pikturën me një tjetër më të realizuar.
Po ashtu po qarkullon edhe kjo foto e “dallimit” mes dy pikturave.
Por këto hamendësime u hodhën poshtë nga gazetari Olti Curri i cili ndau në Instastory një foto ku tregohej një krahasim e më pas një video ku tregonte se Donaldi e kishte menduar t’a realizonte këtë pikturë më para.
Në këtë video dëgjohet Donaldi duke thënë se i ka kërkuar produksionit një telajo të cilën nuk ia kanë dhënë dhe Agron Llakaj shprehet:
“ Po pse nuk t’a japin një telajo është ajo”.
/5pyetjet.al