Pesë orë qëndroi përpara prokurorëve të SPAK-ut, kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi.
Ai u mor në pyetje në lidhje me ndërtimin e inceneratorit të Fierit, koncesion që sipas PD-së është korruptiv dhe me shkelje të shumta ligjore, që fillojnë nga përcaktimi i truallit për ta ndërtuar impiantin dhe në këtë pikë gishti është drejtuar nga Armando Subashi.
Po ditën e sotme në SPAK dha dëshminë e tij edhe deputeti socialist Alqi Bllako. Për këtë aferë, konkretisht të inceneratorit të Elbasanit deri tani ka shkuar në burg Lefter Koka.







