Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku e ka konsideruar një sukses të sajin dhe të të gjithë Opozitës marrjen në pyetje nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi e deputetit socialist Alqi Bllako.
Ajo tha se Komisioni i ngritur nga Partia Demokratike ka treguar se sapo t’i përmendin emrin dikujt, përfndon direkt në SPAK.
“Ky është një nga komisionet më të suksesshme. Dua të them që nuk ka ndodhur kurrë më parë kjo gjë. Sapo të përmendet emri këtu, përfundon direkt në SPAK. Lajme shumë të mira nga SPAK-u, po merret në pyetje Armando Subashi dhe deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako,”- tha Tabaku ndër të tjera.
/5pyetjet.al