Komisioni Hetimor parlamentar për inceneratorët ka kërkuar këtë të premte që të dëshmojë administratorja e Inceneratorit Integrated Energy BV SPV, Arjola Kodra.
Megjithatë, mësohet se Kodra nuk është paraqitur.
Kryetarja e komisonit, Jorida Tabaku i bëri thirrje edhe publike dëshmitares të paraqitet deri në mesditë ose në të kundërt do të shoqërohet me forcë përmes policisë.
“Do i kërkoja komisionit të vendosemi në kontakt me zonjën Vjola Haxhiademi që të mos humbim kohë. Sapo zonja të vijë, ne do mblidhemi në punë në komision. Siç vepruam herën e kaluar, pavarësisht pengesave, ju tregoj angazhimin e plotë për dëshminë. Bëjmë pak pushim për komisionin. I kërkoj stafit të dërgojë një shkresë tjetër për zonjën Ariola Kodra. Në të kundërt, në drekë po ju informoj se do i kërkoj policisë së shtetit që ta shoqërojë zonjën këtu me forcë”, tha Tabaku.
Më herët Tabaku tha se komisioni është vënë në dijeni të lidhjeve të hershme që kompanitë e Arjola Kodrës kanë me pronarët e inceneratorëve.
“Arjola Kodra e dha dëshminë e saj, ndenji dy orë e gjysme ne i kemi kërkuar të rivije me disa nga dokumentet. Nuk më duket që mos prezenca e saj ka të bëjë me ndomjë aryse që s’do të vijë, po të mos donte nuk kishte ardhur që herën e parë. Ndoshta ka keqkuptim. Kemi interes që të ridiskutohet”, tha Arben Pëllumbi.
“Jam vënë në dijeni të shumë fakteve të reja të lidhjes së Arjola Kodra me pronarët e inceneratorit, në dijeni të fakteve të lidhjeve të hershme të biznesit të saj me pronarët e inceneratorit nuk po them që gënjeu ajo ishte juriste dhe e dinte impolikimin ligjor që kishte dëshmia e saj por tha të pavërteta në këtë komsion, ne jemi duke pritir ende informacionin për pjesën financiare”, reagoi Tabaku.