Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se ushtarakët e FSK-së do të lirohen nga pagesat e shërbimeve të ransportit publik hekurudhor gjatë udhëtimit me uniformë.
Kjo gjë u bë e ditur, gjatë një takimi me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
“Krahas çështjeve në fusha tjera, me Ministrin Aliu sot nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit, ku ndër tjera, ushtarakët e FSK-së lirohen nga pagesa e shërbimeve të transporti publik hekurudhor gjatë udhëtimit me uniformë.” ka thënë Mehaj./5pyetjet.al
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/02/222-1004x1024.jpg)