Një person është arrestuar në Tiranë dhe dy të tjerë janë vendosur nën hetim për kontrabandë, pasi u sekuestruan 200 steka me cigare të llojeve të ndryshme.
I arrestuari është Besnik Germenji 40 vjeç, i njohur si “Qerosi” banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan penalisht D. G. 30 vjeçe, dhe P. M. 64 vjeç.
Sipas policisë, 40 vjeçari pasi siguronte cigare kontrabandë, i shiste në pika të ndryshme tabakinosh, dhe transportin e tyre, e kryente vajza 30 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/5pyetjet.al