Çmimi i mallrave dhe shërbimeve në bujqësi është rritur dukshëm në Kosovë. Nga Federata Sindikale e Bujqësisë thonë se këtë vit është rrezik që tokat të mbeten pa punuar dhe se mbi 50 për qind kanë mbetur djerrë, për shkak se ka rritje dyfish të çmimeve.
Shqetësim kanë edhe fermerët të cilët thonë se është e vështirë për ta punimi i tokës me ketë rritje dhe se kërkojnë nga shteti subvencionime për të mbijetuar.
Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri tregon se rritjen e çmimeve të produkteve më shumë po e ndjejnë blegtorët që po detyrohen që t’i shesin bagëtitë.
“Më rëndë po e përjetojnë prodhuesit e grurit, drithërave, blegtorët, prodhuesit e qumështit, por edhe sektorët tjerë.. Blegtorët të cilët kanë filluar t’i shesin bagëtitë, konkretisht fermat, të cilat unë kam informacione i kam vizituar i kanë shitur lopët e tyre dhe ajo që e tmerrshme për mua lopët i kanë shitur te kasapi”, thotë Tahiri.