-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kontrolle të shtuara të policisë financiare në Gostivar, Taravari: Të qëllimshme

Kryesoret

Kontrollet e shpeshta të policisë financiare në komunën e Gostivarit janë të qëllimshme. Kështu ka thënë kryetari Arben Taravari, sipas të cilit drejtori i këtij institucioni i cili vjen nga Gostivari, ka për qëllim të njollosë autoritetin e tij dhe për t’i thënë opinionit se edhe opozita është e njejtë si ata në pushtet.

“Drejtori i policisë financiare është nga Gostivari, ai është fiksuar me komunën e Gostivarit dhe deri tani kemi pasur 20 inspektime prej të cilave ka ngritur 5 – 6 padi, ka dërguar padi penale. Qëllimi i atij është të njollosë autoritetin tonë, partinë tonë dhe thjeshtë të thotë se ja edhe këta janë si ata të tjerët, dhe ky është si ne, pasi ata janë njollosur”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

I pyetur nëse u ka mbërritur raporti nga kontrolli i fundit dhe çfarë përmban ai, Taravari përgjigjet se nuk është gjetur asgjë serioze.

“Asgjë serioze, vetëm mundohen me çdo kusht të nxjerrin diçka dhe të bëjnë diçka spektakolare”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Komuna e Gostivarit disa herë me radhë është bërë objekt kontrolli i policisë financiare. Kontrolli i fundit i realizuar në komunën e Gostivarit ka qenë gjatë javës së kaluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit