Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të zhvillojë sot një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot.
Takimi do të mbahet në objektin e Qeverisë, duke nisur nga ora 13:30, sipas njoftimit zyrtar.
Vizita e ministrit belg është pjesë e një turi diplomatik në rajon, ku ai do të vizitojë gjithashtu Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën.
Ai ka konfirmuar se Shqipëria do të jetë pjesë e një vizite të mëvonshme, kur planifikohet hapja e ambasadës belge në Tiranë.









