Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka filluar sot ditën e dytë të qëndrimit të tij në Mynih në kuadër të Konferencës për Siguri me një takim me senatoren amerikane, Joni Ernst.
Kurti ka shkruar se Ernst është përkrahëse e madhe e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe thotë se janë pajtuar që prania e NATO-s në rajon për sigurimin e paqes është e domosdoshme.
“Takimi i parë në ditën e dytë në Konferencën e Sigurisë në Mynih ishte me senatoren Joni Ernst. Senatorja Ernst është një mike e madhe e Kosovës në Senatin Amerikan dhe një mbështetëse e madhe e Forcës sonë të Sigurisë. U pajtuam që NATO është e domosdoshme për sigurimin e paqes në rajon”, ka shkruar Kurti. /5pyetjet.al
My first meeting on the second day at #MSC2022 was with @SenJoniErnst.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 19, 2022
Senator Ernst is a great friend of Kosova in the 🇺🇸Senate and a big supporter of our Security Forces. We agreed that #NATO is indispensable for securing peace in our region. pic.twitter.com/nF3wty5Uzr