-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti takon Nouripourin, folën për luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua, për herën e parë, me bashkëdrejtuesin e Partisë së Gjelbër gjermane, deputetin Omid Nouripour.

Kryeministri Kurti e uroi Nouripour për suksesin e Partisë së Gjelbër në zgjedhjet e fundit parlamentare në Gjermani, detyrën e tij të re edhe për përfshirjen e tyre në qeverinë e re.

Ai u dëshiroi suksese në përmbushjen e prioriteteve të qeverisë dhe rikonfirmoi gatishmërinë e plotë për të punuar ngushtë si dy qeveri progresiste.

“Gjatë takimit, Nouripour u njoftua me progresin e bërë gjatë vitit të parë të qeverisjes, për rritjen ekonomike, reformat progresiste, luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe për qasjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj agjendës së Gjelbër. Kryeministri Kurti tha synim i qeverisë që ai drejton është që ringjalljen ekonomike ta trajtojë si mundësi për t’u fokusuar drejt ekonomisë së gjelbër dhe miqësore ndaj mjedisit. Gjatë takimit u diskutua edhe për format e bashkëpunimit pikërisht në fushën e mjedisit dhe energjisë. Kujtojmë se objektivat e Strategjisë së re Kombëtare për Energji, e cila është duke u hartuar, do të jenë drejt energjisë së pastër dhe dekarbonizimit”, thuhet në një komunikatë për media.

Tutje, Kryeministri Kurti tha se mirëpret vëmendjen e shtuar të Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor, në anën tjetër, Nouripour e falënderoi për urimet, shprehu vullnetin për bashkëpunim të hapur në fushat me interes të përbashkët dhe ofroi ndihmën e tij për Kosovën./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit