Partia Demokratike ka vijuar edhe mbrëmjen e së shtunës në lidhje me aferën e inceneratorëve. PD ka publikuar një video së fundmi nga Komisioni Hetimor, ku thotë se u “zbulua se si skema e pastrimit të parave është zbatuar nga 10 persona që kanë qenë bashkëpunëtorë të hershëm me njeri-tjetrin dhe me zv/kryeministrin Arben Ahmetaj”.
“Administratori i kompanisë së Inceneratorit të Fierit ka qenë punonjës dhe përfaqësues ligjor i Kompanisë “Hermes Communication”, në pronësi të z. Arben Ahmetaj dhe pse ai u mundua ta mohojë në komision. Kompania e inceneratorëve në kohën e pandemisë ka përfituar edhe 69 mln lekë nga fondi i garancisë sovrane për të paguar paga mijëra euro”.
PD thekson se Klodian Zoto pagoi veten me dy kompanitë e tij 23 milionë Euro për punë që nuk janë kryer.
“Inceneratori ka marrë 20 milionë euro paradhënie deri në vitin 2019 kur nuk ka punuar. Asnjë nga këto nuk do të ishte bërë pa mbështetjen e Edi Ramës. Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”