Studio e një emisioni televiziv në Ukrainë u kthye në një “arenë boksi” për një gazetar dhe një politikan prorus, që u përleshën me njëri-tjetrin gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.
Siç raporton Daily Mail, duke publikuar edhe pamjet e përleshjes, ishte gazetari i pari që e ka qëlluar me grusht në fytyrë politikanin.
Sipas mediave të huaja, përleshja shpërtheu mes ligjvënësit Nestor Shufrych pjesë e një partie proruse dhe gazetarit Yuriy Butusov.
/5pyetjet.al