Lart e poshtë po thuhet se Lori Hoxha i ktheu “borxhin” Ilir Shaqirit, shumë vite pas edicionit të katërt të “Dancing With the Stars”.
Iliri shpalli fituese Lorin në këtë edicion, ndaj Lori e ka shpërblyer me fitoren e çmimit të madh të “Big Brother VIP”.
Të njëjtën gjë mendon edhe finalistja e “Dancing With the Stars” me Lorin, këngëtarja Flaka Krelani.
Ajo nuk i ka kursyer thumbat në rrjete sociale, duke ripostuar shkrimin e motrës së saj.
“Si i thuhet shqip ‘kthema borxhin’?- shkruan e motra, ndërsa Flaka ia kthen:
“Sa shumë e duan shqiptarët këtë këngë, do ta këndoj sonte”.
Në këtë mënyrë, artistja ka ironizuar drejtpërdrejt trashgimtaren e Top Channel, Lori Hoxhën dhe Ilir Shaqirin.





/5pyetjet.al