-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tirana në gjumë, hajduti vjen nga Prishtina, “Shqiponja” i hedh “rrjetën”

Kryesoret

Një 24-vjeçar u arrestua nga policia në kuadër të operacionit “Shëtitësi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Forcat “Shqiponja” kanë arrestuar Skënder Arifi 24 vjeç, banues në Prishtinë, i cili kishte ardhur në Tiranë dhe gjatë natës kryente vjedhje. Gjatë kontrollit iu gjet edhe një sasi lënde e dyshuar heroinë.

Njoftimi i plote

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Shëtitësi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Vidhte motomjete dhe bicikleta, kapet dhe vihet ne pranga 24-vjeçari.

Gjatë kontrollit fizik të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

Gjithashtu, u sekuestrua dhe një motomjet i vjedhur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, se një shtetas kryente vjedhje motomjetesh dhe biçikletash në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shëtitësi”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

* S. A., 24 vjeç, banues në Prishtinë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryente vjedhje biçikletash dhe motomjetesh dhe nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se është autor i 3 rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht:

* Më datë 22.01.2022, në rrugën “Marie Kraja”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit Gj. H.;

* Më datë 18.02.2022, në rrugën “Niko Avrami”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit K. Ç.;

* Po më datë 18.02.2022, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular dhe një biçikletë në pronësi të shtetasit E. T.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit