-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha kujton rënien e bustit të Ever Hoxhës nga sheshi Skënderbej, firmos peticionin e dekomunistizimit

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar nga disa deputetë demokratë dhe të rinjtë e Forumit Rinor të PD, kanë firmosur këtë të diel peticionin për dekomunistizimin, në “Sheshin Skënderbej”.

Firmosja e këtij peticioni nga Basha dhe demokratët e tjerë po bëhet në ditën, kur shënohet 31-vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

“Domethënia e 20 shkurtit është rrëzimi i simbolit të diktaturës”, iu tha Basha të rinjve demokratë, para se të nisej drejt sheshit për firmosjen e peticionit.

Ndërkohë, nga “Sheshi Skënderbej”, kryedemokrati Basha kujtoi ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha.

“Nuk e harroj atë vit, kam qenë këtu. Kam arritur këtu pak para se shtatorja të binte dhe shumë më vonë e kam kuptuar se familja ime ndodhej këtu, në katër anët e sheshit. Asnjëri prej nesh nuk e dinte që ndodheshim këtu, sepse kishim ardhur nga rrugë të ndryshme. Si familje biologjike ishim të shpërndarë, nuk e dinim që ishim këtu. Por, që nga momenti i nisjes së protestës, rënia e shtatores dhe testimi i këtij momenti, ne të gjithë ishim bërë një familje”, tha Basha. /5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit