Gjatë një kontrolli të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në burgin e Peqini ka gjetur telefona celular dhe kaçavida.
Mësohet se pas disa sinjaleve që të dënuarit posedonin sende të ndaluara në qelitë e tyre, dy grupe të Forcave Operacionale kanë kontrolluar të burgosurit.
“Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve ka organizuar një operacion të shpejtë dje duke filluar nga ora 23.30 në IEVP Peqin, pas sinjalizimeve se disa të dënuar posedonin sende të ndaluara. Dy grupe të Forcave Operacionale, gjatë kontrollit kanë konstatuar: Tre telefon celularë, tre karikues si dhe pesë kaçavida. Materialet i kaluan SHKBB për hetime të tjera”,-thuhet në njoftim