Komisioni Rregullator për Energjetikën (KRRE) në mbledhjen e sotme do të vendosë për çmimet e reja të derivateve të naftës me pakicë.
Çmimet do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme. Javën e kaluar KRRE-ja vendosi për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës, ndërkohë që sot në mesditë mësohet nëse do të ketë rritje apo ulje të çmimeve.
Ndërkohë që kohë më parë Alsat raportoi se çmimet e derivateve për një vit në Maqedoni janë rritur për mbi njëzet denarë për litër.