-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidenti në Kijevë, kërkohet masa e paraburgimit ndaj shoferit që la të vdekur këmbësorin

Kryesoret

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit E.U., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Prokuroria njofton se, më 19 shkurt 2022, për gjatë rrugës Kijevë, Komuna e Malishevës, drejtimi autostradë Prishtinë, duke vepruar nga pakujdesia dhe në kundërshtim me nenin 53 të Ligjit nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor, rrezikon jetën e njerëzve dhe shkakton aksident trafiku me pasoja fatale, vdekjen e viktimës I. K.

Përderisa i pandehuri ishte e duke drejtuar automjetin e tij, duke mos iu përshtatur shpejtësinë rrethanave dhe kushteve të rrugës, me pjesën e parme ballore të anës së djathtë e godet viktimën i cili ishte duke lëvizur në këmbë skaj rrugës, me ç’ rast viktima nga goditja e marrë bartet përpara me automjet në një distancë prej 15.70 metra dhe përplaset në tokë pa shenja jete.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit E.U., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 19 shkurt 2022./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit