Afera e inceneratorëve është një nga çështjet që opozita po kërkon me të gjitha mënyrat të zbardhet, ndërsa një ish-ministër, Lefter Koka, ka përfunduar pas hekurave.
Megjithatë, në fund të dëshmisë së tij, kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, në Komisionin Hetimor për inceneratorët falënderoj qeverina që zgjodhi Fierit për të financuar për ndërtimin e impiantit.
“Falenderoj publikisht qeverinë që mbi bazën e kërkesës tonë, vendosi që qarku i Fierit të ishte qarku i dytë, i cili vendosi qeveria që të financonte për të ndërtuar këtë impiant të trajtimit të mbajtjeve. Si rezultat i këtij investimi që është bërë aty, sot janë mbyllur fusha plehrash 30-40 vjeçare”, tha Subashi.
Kjo deklaratë e Subashit solli një irritim të anëtarëve të opozitës në këtë komision, të cilët kërkuan t’i ndërpritet fjala kreut të Bashkisë së Fierit.