Regjisori i “Big Brother VIP Albania”, Eduart Grishaj, ishte ftuar ditën e sotme në emisionin “Wake Up”, ku ka komentuar edhe rreth debatit që pësoi shpallja e balerinit, Ilir Shaqirit, si fitues i programit.
Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, tema kryesore e ditëve të fundit ishte hatër mbetja e aktorit Donald Veshaj, për humbjen që pësoi.
Gjatë intervistës, Grishaj u shpreh se janë mësuar nga reagimet e shqiptarëve të cilët nuk dinë se si të pranojnë humbjen.
Ai gjithashtu thotë se të 4 finalistët kanë qenë fitues në mënyrën e tyre, dhe vetëm njëri do ta fitonte çmimin e madh.
“Ne jemi mësuar me këtë gjë. Nuk njoh asnjë shqiptar që pranon humbjen. Asnjë nga 4 finalistët nuk ka humbur. Është problem i madh ky. Një do e fitoj çmimin e madh. Të gjithë konkurrentët kanë dalë fitues. Të gjithë kanë dalë me dinjitet. Në asnjë ‘Big Brother’ tjetër konkurrentët nuk kanë fituar kaq shumë, shtëpi, suport nga TCH, produksioni”, është shprehur Grishaj.
/5pyetjet.al