Bashkëshortja e Ilirit, Emanuela, ka folur rreth miqësive që Iliri formoi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Gjatë intervistës për “Breaking”, ajo u shpreh se Monika e ka zhgënjyer më shumë nga të gjithë banorët.
“Ndoshta prisja ndryshe nga Monika kishin një marrëdhënie të afërt, gazmore me lojra dhe shaka, ajo më ka zhgënjyer. Të tjerët jo, nuk e di por ajo do thosha”, deklaroi Emanuela.
Emanuela foli dhe për planet e të ardhmes, ndërsa tregoi se do i pëlqente shumë të jetonte në Shqipëri.
“Unë e dua Tiranën, Shqipërinë, vendet, detin, natyrën, njerëzit janë fantastikë, kuzhinën, nuk e kam problem të jetoj në Tiranë. Por nuk kemi ende një projekt të sigurt sepse gjithçka ndodhi shumë shpejt”, tha aktorja.
/5pyetjet.al