Një person ka raportuar në polici se gjersa ishte në qendrën e skijimit në Brezovicë, nga vetura të cilën e kishte parkuar i janë vjedhur paratë.
Ankuesi ka bërë të ditur gjithashtu se në veturë nuk janë vërjetur shenja të dëmtimit.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa kishte qenë në qendrën e skijimit në Brezovicë, kishte parkuar veturën në parking dhe në veturë kishte pasur para të gatshme.. Pasi që ishte kthyer në shtëpinë e tij në Prizren, kishte vërejtur se iu kanë vjedhur parat”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas ankuesit , në veturë nuk vërehen shenja dëmtimi si dhe është i sigurt se veturën e kishte mbyllur me qelës. Rasti nën hetime./5pyetjet.al