-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cani: Kërkuam që pagesa e parë të bëhej pasi të vihej në punë inceneratori

Kryesoret

Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani, që nuk pranoi që të firmoste kontratën për inceneratorët, u shpreh se kërkesa e tij ishte që pagesa e parë për koncesionarin të bëhej, pasi impianti i mbetjeve të vendosej në punë.

“Kam pak emocion të përgjigjem, kam emocionet e mia, për arsye se Lefter Koka është i paditur, nuk më pëlqen, që një njeri që nuk është më në fuqi, në këmbë, nuk është ai që duhet të ishte, t’ia veshim të gjitha.

Këtë emocion e kam unë, e kam shumë bezdi t’i bie një njeriu që është shtrirë në tokë. Le ta kalojë këtë dhe unë jam një ish-zyrtar që duhet të përgjigjem.

Po, ky ishte mendimi i ministrisë së Financave, që të vihej në punë, të shikohej eficenca, organet kompetente ta vlerësojnë eficencën dhe pastaj të paguhej, por këto janë cështje të negociatave.

Unë që jam marrë në praktikën e punëve të ndryshme. Ministria e Financave është si ai i zoti i shtëpisë, që fut dorën në xhep, fëmija kërkon një akullore, ai është në të drejtën e vet, por ai nuk ka lekë për bukë. Ne i thamë, ndërtoje, vendose në funksion, të jetë në eficencë dhe pastaj të paguaj” tha ai.

/5pyetjat.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit