Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako u përfshi në debat të fortë me anëtarët e PD-së në komisionin për inceneratorët, që degjeneroi në ofendime.
Debati në komision
Ina Zhupa: Si i depozituat mbetjet pa kontratë?
Emiriana Sako: Kësaj pyetje i dhashë përgjigje.
Jorida Tabaku: Mos flisni me arrogancë, ju lutem respektoni komisionin.
Emiriana Sako: Arrogancën dhe injorancën e gjej këtu, pasi shoh që nuk e keni lexuar ligjin dhe nuk keni parë procedurat me një objekt që është tërësisht jashtë objektit tuaj. Kontratën me Sharrën nuk e kam lidhur unë si individ, praktika është online dhe transparente.
Ina Zhupa: Nuk kam arritur te tenderi, që keni shkelur. Cili nen ua garanton ta bënit negocimin 10 mln euro pa shpallje?
Emiriana Sako: Ju doni, që t’i linim plehrat rrugëve, ku do të shkonin? Kryetare ka mundësi? Jam shumë e qetë.
Ina Zhupa: Nuk ka asnjë pikë që lejohet negocimi pa shpallje. Zonja Sako ka shkelur ligjin dhe ajo e pranoi.
Emiriana Sako: Në 6 mars do të merrni përgjigjet, sepse po hidhni baltë. Unë jam shumë e qetë.
Ina Zhupa: Me këtë treguat se paratë ju duhen për fushatë. Pse e eliminuat projektin për landfillin në Durrës?
Emiriana Sako: Nuk kam përgjigje.
Ina Zhupa: Pra nuk zgjodhët një opsion më të mirë për qytetarët e Durrësit. Ke bërë 4 autogola deri tani.
/5pyetjet.al