Mungesa e një marrëveshje ekstradimi me Luksenburgun, policia e Shkodrës lë të lirë të shumëkërkuarin nga Europol Edinjo Pultin
Vetëm pak orë pasi është shoqëruar nga policia e Shkodrës, mbrëmjen e të shtunës, Edinjo Pulti, i kërkuar nga Luksenburgu për plagosje me thikë, është lënë i lirë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se me urdhër të prokurorisë, pas verifikimeve Edinjo Pulti është liruar pasi vendi jonë nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Luksenburgun.
Vetëm pak orë pasi është shoqëruar nga policia e Shkodrës, mbrëmjen e së shtunës, Edinjo Pulti, i kërkuar nga Europol për plagosje me thikë e trafik armësh, është lënë i lirë. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se me urdhër të prokurorisë, pas verifikimeve, Edinjo Pulti është liruar pasi Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Luksenburgun.
Kush është Edinjo Pultin, shqiptari që Luksemburgu e futi në listën e zezë për plagosje me thikë
Autoritetet evropiane kanë shpallur në kërkim Edinjo Pultin, i dyshuar për disa krime, përfshirë Luksemburgun. “Më i kërkuari” i Luksemburgut akuzohet për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve. Edinjo Pulti, i lindur në vitin 1981 në Shqipëri, dyshohet për tentativë vrasje në Luksemburg. Më 2 gusht 2020, rreth orës 20:55, ai u përfshi në një përleshje në Pétange. Disa burra, duke përfshirë një të armatosur me thikë u përleshën në qendër të qytetit. Sipas Europol, Pulti ka goditur disa herë me thikë dy persona. Një nga dy të plagosurit është goditur në bark dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Një urdhër-arresti evropian dhe ndërkombëtar është lëshuar për të në janar 2021. Edinjo Pulti nga Shkodra është emër i njohur edhe për drejtësinë shqiptare për një plagosje shumë vite më parë.
/5Pyetjet.al