Dy ditë përpara se në komisionin hetimor për inceneratorët të dëshmojë kryeministri Edi Rama dhe zyrtarët e tjerë të lartë, komisioni hetimor është përfshirë nga debatet e forta mes Ermonela Felajt dhe Jorida Tabakut.
N/kryetarja socialiste njoftoi se do të padisë Tabakun për arsye se takoi kreun e SPAK-ut, Arben Kraja duke i ushtruar, sipas saj presion për dosjen e inceneratorëve.
“Duan të marrin peng komisionin në javën më të rëndësishme” ishte përgjigja e Tabakut duke sjellë reagimin e Felajt. Në debat u përfshinë të dy krahët duke detyruar Tabakun ta paralajmërojë për përjashtimin nga komisioni, Felajn.
“Zonja Felaj a ka mundësi të pushosh. Me qetësi të lutem. Ju dëgjova, më lini të flas. Të nderuar kolegë, ju lutem.
Pusho se do të marr masa, do të përjashtoj nga komisioni. I kërkoi shërbimeve të Kuvendit, në rast tjetër kur të vazhdojë me këtë sjellje, do të marr masa ta largoj nga kuvendi.
Felaj është shembulli më i shëmtuar si zonjat bëjnë politikë. Ermonela erdhi nga pushimet jashtë dhe me fuqi të plotë për të punuar në këtë komision” tha Tabaku.
Seancë me pyetjet e dëshmitarëve sot:
1. Znj. Ariola Kodra – Administratore e Inceneratorit Integrated Energy BV SPV.
2. Znj. Valbona Ballgjini – Ish anëtare e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Tiranës.
3. Znj. Emiriana Sako – Kryetare e Bashkisë Durrës.
4. Z. Shkëlqim Cani – Ish Ministër i Financave.
5. Znj. Belinda Balluku – Ministre e Infrastrukturës dhe Transportit.
6. Z. Armando Subashi – Kryetar i Bashkisë Fier.
7. Z. Arben Ahmetaj – Zv. Kryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.
/5pyetjet.al