Sllovenia sot shfuqizoi pothuajse të gjitha masat anti-Covid, përveç mbajtjes së maskave në ambiente të mbyllura. Dëshmia për kalimin e Covid-19, vaksinim apo test negativ do të kërkohen vetëm në institucionet shëndetësore, azilet e pleqve dhe burgje.
Sipas vendimit qeveritar të shtunën, nuk ka më kufizime për numrin e njerëzve në qendrat tregtare, hotele dhe aktivitete. .
Janë shfuqizuar edhe kufizimet në orarin e punës së hoteleve, ndërsa klubet e natës mund të hapën përsëri. Rekomandohet mbajtja e maskës në ambiente të hapura në qoftë se nuk mund të ketë distancë prej 1.5 metra.