-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spaho tregon ku gaboi Rama për inceneratorët: Ka hedhur firmën…

Kryesoret

Pak ditë më parë, Kryeministri Rama, teksa foli për aferën e inceneratorëve, u shpreh se përgjegjësia është individuale dhe kush ka shkelur ligjin, sipas tij, duhet të mbajë përgjegjësi.

Megjithatë, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, Edmond Spaho, u shpreh se përgjegjësia nuk është vetëm personale, por edhe institucionale e morale. Ai thekson se disa nga dokumentet janë firmosur edhe nga Rama.

“Përgjegjësia nuk është individuale, por është edhe institucionale dhe morale mbi të gjitha. Këto koncesione janë dhënë nëpërmjet institucioneve shtetërore. Ka disa vendime të këshillit që janë firmosur nga inceneratorët, nëse nuk janë firmosur nga Kryeministri janë firmosur nga zëvendëskryeministri. Është pranuar e mirëqenë ajo që ka ofruar investitori.

Edhe pse këto janë konsideruar afera korruptive, qeveria vazhdon i paguan. Asnjë arbitrazh nuk operon në kushtet kur ka korrupsion dhe këtu po vërtetohet. Përgjegjësia shkon deri te kryeministri. Nuk mund të jepen 430 milionë euro pa dijeninë e kryeministrit”, tha Spaho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit