-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmohet ekipi i RTV Dukagjinit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon rastin

Kryesoret

Një ekip i RTV Dukagjinit, i përbërë nga gazetari Liridon Llozani dhe kameramani Diamant Maxharraj janë sulmuar fizikisht sot derisa po raportonin në lagjen Pejton të Prishtinës për deklarimin e të hyrave në ATK.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar duke e dënuar ashpër këtë sulm.

“Njëri prej pronarëve të një lokali në vendin ku ekipi po xhironte fillimisht ka provuar të ndalojë filmimin, e më pas edhe e ka goditur kameramanin, Maxharraj.  Gazetarët e kanë lajmëruar menjëherë Policinë, e cila e ka arrestuar këtë person. Ata gjithashtu e kanë dhënë deklaratën në stacionin e policisë për incidentin”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm fizik, që shton edhe më shumë pasigurinë e gazetarëve në punën e tyre të përditshme./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit