Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është paraqitur këtë të hënë në selinë e SPAK.
Tabaku është paraqitur në SPAK për të takuar kryetarin Arben Kraja, pasi kjo strukturë e posaçme anti-korrupsion nuk e ka thërritur për ndonjë çështje në ngarkim të tyre.
Tabaku është kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar të Inceneratorëve dhe gjatë këtyre viteve është marrë me fakte e dëshmi për këtë aferë./ BW