Një 27-vjecari i është gjetur një armë pa leje të cilën e mbante në brez. Policia ia ka sekuestruar armën, dhe e ka shoqëruar në stacion policor në Suharekë, ku është ndaluar për 48 orë.
Policia bënë të ditur se 27-vjeçari ishte ndaluar për kontroll rutinor.
“Me datë 20 shkurt 2022, në një pikë kontrolli, policia ndaloi një automjet me targa vendore për kontrolle rutinë. Policia gjeti në brezin e shoferit dhe sekuestroi ne cilësinë e provave materiale një armë pistoletë dhe një karikator”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Në lidhje me këtë rast P.Z i lindur në vitin 1993 është shoqëruar ne stacioni policor ne Suharekë. Për rastin u informua prokurori i shtetit i cili urdhëroi qe i dyshuari te ndalohet për 48 orë.