Raundi i parë i sanksioneve kundër Rusisë është shpallur nga kryeministri britanik Boris Johnson , pas njohjes nga Moska të dy zonave të Ukrainës lindore të kontrolluara nga separatistët rusishtfolës.
Johnson tha se sanksionet u vendosën ndaj pesë bankave ruse dhe tre individëve të pasur , duke përfshirë miliarderin Gennady Timchenko.
“Sot, Mbretëria e Bashkuar po vendos sanksione ndaj pesë bankave ruse të mëposhtme: Rossiya, IS Bank, General Bank, Promsvyazbank dhe Banka e Detit të Zi”, tha Johnson në parlament.
Ndërsa për tre personat që u gjobitën, atyre do t’u ndalohet hyrja në Britani, ndërsa njëkohësisht do të “ngrijnë” asetet e tyre në vend.
Johnson tha se ishte koha për t’u “përgatitur për hapat e ardhshëm të mundshëm në planin e presidentit rus Vladimir Putin”. “Dhoma e Komunave nuk duhet të ketë asnjë dyshim se vendosja e këtyre forcave në territorin sovran të Ukrainës është e barabartë me një pushtim të ri të këtij vendi,” shtoi ai.