Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas dështimit për miratim në Kuvend të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike.
Në reagimin e KDI-së thuhet se nuk mund të ketë qeverisje të mirë pa financa transparente të partive politike.
“Subjektet politike parlamentare – pozitë dhe opozitë – nuk kanë arsye për zvarritjen e mëtutjeshme të këtij projektligji, duke qenë se i njëjti është në përputhje me kërkesat dhe standardet ndërkombëtare, respektivisht Opinionin e Komisionit të Venedikut”, thuhet në reagim./5pyetjet.al