-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është shefja seksi në Sarandë që u arrestua në mes të natës me pizhame?

Kryesoret

Ne mesnatë, policia e Sarandës njoftoi se arrestoi drejtoreshën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Romina Pulaj, pasi mësohet se ka lejuar ndërtime pa leje. Në kërkim është shpallur edhe një biznesmen, i identifikuar si Pando Papuçi, i cili kishte marrë leje ndërtimi. Gjithashtu u vendos edhe sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme, një pallat 7-katësh në qytetin bregdetar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas një pune hetimore 3-mujore, kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve në qytetin e Sarandës dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “HESHTJA”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestuan në flagrancë shtetasja: R. P., 31 vjeçe, me detyrë kryeinspektore e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., 66 vjeç, pasi ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7-katesh (në ndërtim e sipër), në lagjen nr.1, në qytetin e Sarandës. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, thuhej në njoftimin e Policisë në lidhje me arrestimin e Pulajt.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit