Gjykata e Posaçme ka lënë në qeli Elton Goskovën, i njohur si “Reqi i Korçës”. Mbrojtja kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” e gjithashtu “garanci pasurore”, por asnjë prej kërkesave nuk u pranua. Arrestimi është bërë me urdhër të SPAK pas dyshimeve se ka tentuar të manipulojë dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi.
Ai akuzohet si bashkëpunëtor në atentatet ndaj Vajdin Lames, Artan Arsit dhe Klodian Saliut, vrasje që u zbardhen falë dëshmisë së Reçit. Goskova është i dyshuar për një sërë ngjarjesh kriminale dhe është ish-anëtarë i bandës famëkeqe te ‘5 dyqaneve’ në Korçë. Po ashtu Elton Goskova është arrestuar në Itali, vite më parë për shfrytëzim prostitucioni.
/5pyetjet.al