Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore, sot ka realizuar një aksion kundër krimit të organizuar.
Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 15 persona si dhe është sekuestruar një pasuri e madhe.
Lidhur me detajet tjera Prokuroria e Pejës sot do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme në orën 15:00.
“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media të organizuar nga Prokuroria Themelore në Pejë , lidhur me aksionin e zhvilluar sot në koordinim me Policinë e Kosovës (Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar), ku janë arrestuar dhjetëra persona për veprën penale fajdeja”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./5pyetjet.al