-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani takoi delegatin apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e priti sot në takim nuncin apostolik të Selisë së Shenjtë në Lubjanë, njëherësh delegat apostolik për Kosovën, monsinjor Jean Marie Speich.

“Në takim u diskutuan mbi raportet e Republikës së Kosovës me Selinë e Shenjtë. Presidentja Osmani e falënderoi Speich për kujdesin që Vatikani ka treguar në vazhdimësi ndaj popullit të Kosovës.

Më tej, Presidentja Osmani shprehu bindjen se raportet me Vatikanin mund të thellohen edhe më tej dhe gatishmërinë e institucioneve të vendit që të punojnë ngushtë me Selinë e Shenjtë për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi”, thuhet në njoftimin për media.

Në anën tjetër, monsinjor Jean Marie Speich e falënderoi presidenten Osmani për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të Selisë së Shenjtë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe thellimin e mëtejmë të tij./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit