Me debate është plot ironi është shoqëruar marrja në pyetje e ish-ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.
Teksa kryetarja e këtij komisioni hetimor pwr inceneratorwt, Jorida Tabaku, e pyeti disa herë Damian Gjiknurin nëse mbante apo jo përgjegjësi për paratë e shqiptarëve që kanë shkuar në parajsa fiskale, ish-ministri tha se ai nuk ka shkelur në asnjë rast ligjin.
Ai tha se nëse ndodh që të gjendet një dokument që tregon shkelje, ta kallëzojnë penalisht.
Tabaku: A mbani përgjegjësi që paratë e shqiptarëve kanë shkuar në parajsa fiskale?
Gjiknuri: T’u përgjigja në lidhje me rolin e autoritetit kontraktues. Kam kryer detyrën në përputhje me ligjin dhe mendoj se pavarësisht problemeve, këtu e kam jashtë kontekstit. në rolin e zyrtarit nuk më kanë gjetur një shkelje. nëse citon ndonjë shkresë diku të ndonjë auditi, që ministria ime ka bërë një shkelje… se ku komision këtë duhet të bënte, por s’ka të tillë. Se dija që këshilloheshe nga zoti Bardhi.
Tabaku: T’i kthejmë seriozitetin komisionit. A kishit dijeni se kompania e auditimit ishte e Stela Gugalljas?
Gjiknuri: Është pyetje jashtë kontekstit të rolit që kam pasur unë si autoritet kontraktues. nëse ka lidhje të tilla janë duke u hetuar. Dhe shumë mirë që dhe ne ti mësojmë.