-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA-BE kundër Putin: Nga gazi, oligarkët dhe deri te finalja e Champions

Kryesoret

Perëndimi reagon me ashpërsi ndaj vendimit të Rusisë për të njohur dy krahinat rebele në lindje të Ukrainës.

E para ishte Gjermania, që ka dhënë goditjen më të fortë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz bëri të ditur se ka pezulluar sot projektin e atij që njihet si gazsjellësi i Putinit. Bëhet fjalë për gazsjellësin NordStream2.

Por deri më tani, Gjermania kishte refuzuar të përdorte kartën e gazsjellësit për ti bërë presion Moskës, pasi gati gjysma e nevojave të saj energjetike plotësohen pikërisht nga Rusia.

Kurse kryeministri britanik, Boris Johnson ka bërë me dije se do të publikohen sanksionet kundër pasurive të oligarkëve rusë. Kjo goditje do jetë shumë e rëndësishme, pasi shumë njerëz pranë presidentit rus, pastrojnë paratë e tyre duke investuar në Britani.

BBC nga ana e saj raporton se është thuajse e sigurt që finalja e Ligës së Kampioneve nuk do të luhet në Shën Petersburg të Rusisë siç ishte planifikuar.

Ndeshja do luhet me 28 maj, por me shumë gjasa në një shtet tjetër.

Ukraina thotë se nuk do të pranojë vendimin për shkëputjen e dy krahinave autonome.

/5Pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit