-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sekretari i Ramës përballë “inceneratorëve”: Jam sulmuar padrejtësisht (LIVE-Debati)

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaci dëshmoi sot në komisionin hetimor të inceneratorëve në Kuvendin e Shqipërisë. PD e akuzon se pavarësisht kundërshtimit nga Agjencia e Prokurimit Publik në kundërshtim me sugjerimin përgatiti vendimin e Këshillit të Ministrave dhe kaloi mbështetjen financiare për inceneratorin e Elbasanit. Por Ëngjëll Agaci e mohoi këtë duke deklaruar se një vendim i tillë nuk ekziston.


Debati

Ëngjëll Agaci: Ju falënderoj për pyetjen dhe mundësinë që më jepet për të sqaruar përfundimisht, ajo që rezulton në shkresa dhe akte.

Është thënë padrejtësisht se në lidhje me këtë të APP-së dhe procedurave, qeveria ka miratuar një vendim për autorizimin e procedurave. Ky fakt nuk është i vërtetë.

Ndërhyn Jorida Tabaku

Ëngjëll Agaci: Ju lutem më lini, unë nuk jam politikan dhe është hera e parë që më jepet mundësi, ta sqaroj këtë rrethanë. Qeveria nuk ka miratuar kurrë projekt-aktin për të cilin ju referuat, që ministria propozuese ka qarkulluar. Ky akt, vendim qeverie nuk ekziston.

Jorida Tabaku: Me cilin akt ka filluar procedura e negocimit?

Ëngjëll Agaci: Dua të qartësoj kompetencat e sekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave nuk ka asnjë kompetencë në ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat dhe APP-të.

Jorida Tabaku: Por ligji thotë sekretari i përgjithshëm ndjek projekt-aktet e paraqitura për shqyrtim deri në miratim ose i kthen bazuar në legjislacionin në fuqi. Keni informacion për relacionin dhe përgatitjen e këtij vendimi, që ju duhet të ndiqni procesin e vendimmarrjes?

Ëngjëll Agaci: Kompetencat e sekretarit të përgjithshëm janë të përcaktuara dhe vlerësimi që i bëhet një akti që paraqitet për shqyrtim është që të ketë autorizimin ligjor. Një akt që paraqitet për shqyrtim në KM, duhet të përmbajë autorizimin ligjor, relacionin e aktit dhe në rastin që referuat në relacion janë sqaruar. Sekretari i përgjithshëm i KM nuk harton. Ministritë hartojnë projekt-akte. Kur akti paraqet këto elementë, ai paraqitet në KM. Ky është momenti i parë që ndjek sekretari dhe më pas janë modalietet. Ministrat janë të votojnë, pro apo kundër. Në atë mbledhje nuk ka pasur asnjë kundërshtim dhe asnjë mendim kundër.

Jorida Tabaku: Unë nuk jam juriste, por në KM ka kaluar një akt për një procedurë.

Ëngjëll Agaci: Kjo është e pavërtetë.

Jorida Tabaku: Ka kaluar një akt për miratimin e një kontrate për financim. Miratuat fondet për një kontratë, por thoni nuk keni asnjë akt për shpalljen e një negociate të tillë. Akti për financimin është kompetencë e KM-së apo ministrisë?

Ëngjëll Agaci: Vendimmarrja për kontratat kanë në dy faza; gjithë procedura në ministrinë e Financave dhe në rastin në fjalë, ky financim për ndërtimin e impiantit në Elbasan ishte parashikuar që në nëntor në PBA e 2015-16. Konfirmoj gjithë deklaratën e zotit Cani. Vjen miratimi paraprak për financimin e kontratës dhe autoriteti kontraktor paraqet kontratën në KM.

Jorida Tabaku: Jeni pjesërisht i saktë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit