-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbi në Obiliq gjuan me kallash, i gatshëm tu bashkohet rusëve ne Ukrainë. Policia e Kosovës e arreston

Kryesoret

Një serb në një fshat të Obiliqit është arrestuar nga policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri, e cila mësohet të jetë e tipit kallashnikov.

Ai, një ditë më parë, publikuoi edhe një fotografi, i shoqëruar nga një person tjetër, duke shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar forcat ruse në ndërhyrjen e tyre në Ukrainë.

Lidhur me rastin policia ka njoftuar se personi është arrestuar dhe është bastisur shtëpia e tij.

“Nga ana e policisë është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar një armë automatike zjarri AK-47, dy karikatorë të zbrazur dhe dy gëzhoja”, thuhet në njoftim.

Ndaj tij janë kryer procedurat policore në koordinim me prokurorin e shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit