Kryeministri Edi Rama tha sot në komisionin hetimor për inceneratorët se Shkëlqim Cani nuk u shkarkua nga posti i ministrit të Financave për arsye se ishte kundër skemës së ndërtimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve të Elbasanit.
“Vetëm abuzimi në media është konstant, por në këtë rast ka qenë vetëm një pasqyrim i abuzimit tuaj personal dhe si skuadër speciale në luftën kundër organizatës së strukturuar kriminale. Gjëja që unë kuptoj në gjithë këtë proces, është që nuk e keni idenë si funksionon shteti, dhe për cfarë flisni.
Por për të shuar kuriozitetin tuaj, në procesin e vendimmarrjes në qeverinë që u drejtoj ka gjithmonë një iniciues që është ministria e linjës, është një dy tre ministri të tjera që mund të kenë ndërthurje në lidhje me misionin apo funksionin dhe gjithmonë e Financave dhe nëse ju do të shikoni sa herë Financat kanë dhënë mendime negative për projekte dhe sa janë kthyer pa ardhur në qeveri, të ripara, atëherë unë duhet të kisha hequr jo Shkëlqim Canin, Ahmetajn dhe Denajn por nja 17 ministra Financash, që meqë kundërshtove do të ikësh.
Po të isha njeriu që do i merrnit një këshillë, zonja Tabaku, do ju thosha nuk ke nevojë ta bësh këtë, sepse nuk shkon gjatë kjo, ju keni përpara një karrierë të gjatë politike dhe nuk ndërtohet profili duke bërë këtë teknikën e vjetër. Nuk ka asnjë çudi në atë shkresë kundërshtuese, se është detyrë e ministrisë së Financave.
Ministrat e Financave janë njerëz të çuditshëm se po ta shtrinit objekt, do të shikonit që Ridvan Bodja, se di si quhet se ju jeni dy palë tani….kur i shkon një kërkesë dhe i thuhet duam të na japësh dritën jeshile që qeveria të miratojë një koncesion, Bode i thotë shikojeni mirë këtë punë, se ne kemi për të njëjtën gjë oferta me 5-8 mln euro dhe cfarë bën qeveria, nuk e merr parasysh fare Boden dhe i fut një të aprovuar atje.
Imagjinojeni ju sikur të kishte ndodhur me qeverinë tonë, por nuk funksionon kështu. Cani po të kishte organizatë të strukturuar, do i thonin do e bësh me një këmbë dhe do të ikësh. Profesori i nderuar nuk është larguar për këtë arsye” tha ai.
/5pyetjet.al