Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi i njëjti dyshohet të ketë ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërkaq, bashkëshortja e tij me tre fëmijët janë dërguar në strehimore.
“Vushtrri 22.02.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas raportit, viktima pas intervistimit së bashku me tre fëmijët e saj është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./5pyetjet.al