Një shtetas iranian që mbërriti në aeroportin “Sabiha Gokcen” të Stambollit në Republikën e Turqisë u kap duke tentuar të kontrabandonte diamante me vlerë të lartë tregu.
Në një deklaratë nga policia e Stambollit thuhet se ekuipazhet e aeroportit kishin ndaluar shtetasin iranian S. M. A., i cili kishte mbërritur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për sjelljen e tij të dyshimtë.
Pas kësaj, bagazhi i pasagjerit është marrë për kontroll. Dhe gjatë skanimit, diamante me peshë 365.8 gram u gjetën të fshehura në një kuti. Vlera e diamanteve në treg vlerësohet të jetë rreth dhjetë milionë lira (638 mijë euro).
I dyshuari është ndaluar dhe hetimet vazhdojnë ndërkohë që policia turke nuk ka dhënë më shumë detaje rreth ngjarjes.