Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan iu drejtua sot homologut të tij rus Vladimir Putin me një paralajmërim se Turqia nuk do të njohë asnjë masë që cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Presidenti turk i tha gjithashtu Putinit se një konflikt ushtarak (në rajon) nuk do të përfitojë askënd dhe përsëriti ofertën e tij për të ndihmuar në arritjen e një zgjidhjeje, shtoi presidenca, pa elaboruar kohëzgjatjen e bisedimeve midis dy liderëve.
Turqia nuk njeh veprime kundër integritetit territorial të Ukrainës, tha presidenca turke, pas njohjes nga Rusia të rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore si shtete të pavarura.
Erdogan tha gjithashtu se ai vlerëson bashkëpunimin e ngushtë të Putinit për çështjet rajonale dhe do të donte që ai të vazhdonte.
Nga ana e tij, presidenti rus Vladimir Putin i tha Rexhep Tajip Erdoganit se njohja e pavarësisë së rajonit të Donbasit ishte për shkak të refuzimit të marrëveshjeve të Minskut nga ana e Ukrainës. Në të njëjtën kohë, presidenti rus shprehu zhgënjimin e tij me përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për të injoruar kërkesat legjitime të sigurisë së Rusisë. /5pyetjet.al