-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lezhë/ Ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren, dënohet me 7 vite burg ish-polici Kol Kola

Kryesoret

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 7-vite burg  ish-efektivit e policisë Kol Kola, i cili u arrestua në muajin maj të vitit 2021 për ngacmim seksual të një vajze të mitur 13-vjeçare.

63-vjeçari u gjet fajtor për veprën penale “Ngacmim seksual” dhe gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksimal për të pandehurin, ndërsa për veprën penale “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare” mori pafajësi, pasi gjykata doli në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale.

Ish-efektivi i policisë Kol Kola u arrestua nga policia në muajin maj, pas denoncimit të bërë nga një 13-vjeçare. E mitura deklaroi se polici e kishte marrë në makinë dhe dërguar në një apartament në qytetin e Lezhës dhe kishte tentuar të kryeje marrëdhnie seksuale. Menjëherë pas denoncimit Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, nën drejtimin e Prokurorisë nisen hetimet.

Pas verifikimeve përmes provave shkencore dhe pamjeve filmike u provua se ka element të veprës penale dhe prokuroria kërkoi menjëherë ndalimin e policit.

Në përfundim të hetimeve, prokurori Françesk Ganaj doli në konkluzionin se Kol Kola me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, “duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në makinë dhe e ka dërguar në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim, duke kryer veprime të turpshme me të. Ndërkohë vetë i pandehuri i ka mohuar në vazhdimësi akuzat, duke e konsideruar ngjarjen inskenim. Kol Kola ka qenë pjesë e strukturave të policisë së shtetit prej shumë vitesh në disa zona të Qarkut të Lezhës.

/5Pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit