Policia rajonale e komunikacionit rrugor në Ferizaj, sot në mëngjes ka ndaluar dy shoferë të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion “Tejkalim i shpejtësisë” në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilluan shpejtësi 90 km/h.
Në lidhje me këtë policia ndaj shoferëve: B.SH, i moshës 22 vjeçar dhe shoferit tjetër me inicialet M.K (F/K) e moshës 39 vjeçare u shqiptoi nga një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë muaj (6) masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit.
Të dy shoferët në tërësi i pranuan kundërvajtjet e shkaktuara.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes./5pyetjet.al